Gazetar: Miki Trajkovski
S’dihet nëse Qeveria do të merr borxh shtesë nga banka kineze Eksim, për të përfunduar ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se kjo autostradë, e cila po ndërtohet gati 11 vjet, do të kushtojë më shumë se 600 milionë euro, aq sa është shpenzuar deri më tani.
“Nga do të vinin ato para, përsëri nga banka kineze Eksim?” Kjo kredi ndoshta do të vazhdohej, por ne nuk jemi duke menduar për këtë sepse po bëjmë çmos që të mos ndodhë. Kemi 16 rrëshqitje që po i zgjidhim dhe në varësi të mënyrës se si do të zgjidhen në mënyrë konstruktive rrëshqitjet, ka mundësi që të rritet çmimi, sepse dikush është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme për shtatë vjet në të kaluarën”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministër.
Nga Oda ekonomike thonë se për shkak të zvarritjes së ndërtimit të autostradës më së shumti pëson ekonomia
“Nëse do të investoja kaq shumë, do të isha çdo ditë në autostradë dhe do të punoja bashkë me ta, që autostrada të përfundojë sa më shpejt, sepse është rilindje për këtë rajon, është rilindje për Maqedoninë, është rilindje për disa degë industriale. Praktikisht do të thotë që ju e sillni liqenin në oborrin e banorëve të Kërçovës, do të thotë se do të lidhet i gjithë zhvillimi i eksportit dhe do të fitojmë mjete, do të thotë se do të kemi lëndë të parë më të mirë dhe do të na arrijnë më shpejt”, tha Branko Azeski- kryetar i Odës ekonomike.
Qeveria premton se autostrada, e cila ka nisur të ndërtohet në vitin 2014, do të jetë gati në vitin 2026 ndërsa një pjesë do të hapet me fillimin e sezonit turistik veror. /Alsat.mk