Këshilli i Qytetit të Shkupit i kërkon Arsovskës ndryshime të vendimit për transportuesit privat

Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski thotë se Këshilli pas një debati 5 orësh ka sjell vendim me çka e obligon kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska që në afat sa më të shkurtër, me mundësi, gjatë ditës së sotme, 29 nëntor 2024, të propozojë ndryshime dhe plotësime të vendimit për pagesë të transportuesve privatë, me udhëzime konkrete

“Edhe pse si kryetar i Këshillit e kam lutur Sektorin për mbështetje të Këshillit, i cili është pjesë e administratës së Qytetit, ta përgatisë përfundimin për nënshkrim dhe vijim deri te kryetarja Arsovska në afat prej gjysmë ore pas mbarimit të seancës, por ajo nuk ka ndodhur as pas një ore e gjysmë nga afati i përcaktuar. Me shumë gjasë me urdhër të Arsovskës, administrata më bllokon, gjegjësisht haptazi tregon se janë kundër zgjedhjes së problemit me transportuesit privatë. Do të qëndroj që ta pres nënshkrimin në zyrën e time në Këshillin e Qytetit të Shkupit”, tha Sllaveski.

Kujtojmë se as sot transportuesit privatë nuk kanë qarkulluar, gjë e cila sërish ka sjell deri te rrëmujat në stacione dhe mbingarkim të autobusëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme