Gazetar: Miki Trajkovski
Objektet ku në të kaluarën çdo verë qëndronin mijëra turistë tashmë janë shkatërruar plotësisht. Ato janë të mbuluara me bar dhe gjemba, ndërsa pjesa e brendshme është prishur dhe shërben vetëm si tualet publik. Kështu duken sot pushimoret dikur më të njohura në Ohër, pushimorja e të rinjve, Magnus dhe pushimorja Feriale.
“Një nga pushimoret më të bukura në rivierën e Ohrit, Magnus, duket si në filmat horror sot. Në vend që të vijnë turistë, njerëz të komunitet rom, të cilët lypin në rajonin e Ohrit, qëndrojnë këtu gjatë verës”, raporton Miki Trajkovski, gazetar.
Ajo që regjistroi kamera e Alsat ishin xhama, dyer, tualete dhe dhoma të thyera. Edhe lëvizja nëpër to është e pasigurt, për shkak të rrezikut të ndërtesave të rrënuara. Banorët kujtojnë ditët e mira të kaluara këtu.
“Kjo këtu ishte bukuri, me këngë e lojëra, ishte argëtim. Tani ka vdekur. Këtu në “Mlladost” kanë filluar të punojnë, kanë nxjerrë tavanet, kallamat, kanë nxjerrë drutë. Kërkuan leje për një kat tjetër, shteti nuk ua dha dhe tani është qetë. Ai që e ka marrë, ndoshta nuk ka dobi vetëm për një kat”, tha një banor.
“Këtu dikush vjen dhe merr, të tjerë vijnë dhe i largojnë, pastaj të tjerët i marrin dhe shihni se si është e shkretë”, shtoi një banor.
Qytetarët thonë se ka zëra të ndryshëm për pronësinë e dy objekteve, por kërkojnë që kush i ka në pronësi të investojë për restaurimin e tyre.
Nga Komuna e Ohrit thonë se tashmë në vitin 2016 me vendim të Këshillit është miratuar plani urbanistik për këtë pjesë ku përfshihen objektet e planifikuara. /Alsat.mk