Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit s’vazhdon sonte, pasi lojtari ra pa ndjenja

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit nuk do të vazhdojë sonte.

Ajo u ndërpre pa kaluar as një çerek ore, pasi futbollisti i “Violës”, Edoardo Bove, ra pa ndjenja në fushë, duke tronditur të gjithë.

22-vjeçari është ende pa ndjenja në spitalin Careggi, por lajm pozitiv sipas mediave italiane është se ai po merr frymë pa ndihmën e aparaturës.

Mesfushori gjendet në spitalin afër “Stadio Franchi”, ku po zhvillohej përballja në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme