Detaje të reja dalin lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua në një lokal në fshatin Ndroq të Tiranës, sot rreth orës 15:30.
Alfredf Dedja u vra me armë zjarri nga Julian Gjoshi. Autori i dyshuar hyri në lokal qëlloi me armë viktimën dhe më pas u largua. Policia po punon për kapjen e tij.
Ndërkaq burime bëjnë me dije se edhe viktima Alfred Dedja ka pasur armë, pasi policia i ka gjetur një pistoletë në trup.
50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi ‘Golden’.
Ka dyshime se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe se ngjarja mendohet se ka të bejë me prishjen e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit.
“Viktima ka qenë në tavolinë në lokal dhe autori sapo është futur ne lokal, është ulur në tavolinë tjetër…Më pas, viktima i është afruar, aty kanë debatuar dhe Julian Gjoshi e ka qëlluar. Autori dhe viktima kanë njohje me njëri-tjetrin”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.
Vrasja e 50-vjeçarit Alfred Dedja me armë zjarri në mes të ditës sot në një lokal në fshatin Ndroq në periferi të Tiranës ka tmerruar klientët që ndodheshin në lokal në momentin kur 50-vjeçari u ekzekutua me gjakftohtësi nga agresori.