Nën akuzën e fshehjes së pasurisë, SPAK-u mbyll hetimet për Asllan Dogjanin dhe dërgon për gjykim dosjen e tij

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet e saj ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe ka dërguar dosjen e tij për gjykim, pasi akuzohet për fshehje të pasurive.


Dosja eshte hedhur ne short dhe per shqyrtimin e saj është caktuar gjyqtarja Rudina Palloj

Demokrati është thirrur disa herë pranë SPAK-ut për t’u marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Pas daljes nga SPAK më 4 nëntor, Dogjani u shpreh se po hetohet për shtëpinë e tij, pasi një kallëzimi që është bërë, nga një ndërtues që ai e quajti “zaptues”.

Deputeti Asllan Dogjani u shpreh se ka denoncuar më parë këtë person, pasi sipas tij ka zaptuar pronën publike.

Asllan Dogjani akuzoi biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Më 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë, ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Asokohe Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme edhe për fshehje pasurie.

ASLLAN DOGJANI për mediat më 4 nëntor: Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë publike, ja sa kalon këtu, sa kalon rrugën, ku unë edhe banoj, është një pallat në vitin 2006 dhe ndërtuesi, zbatuesi, në vend që të legalizonte pallatin për 20 vite, cilët i la banorët pa legalizuar, ka zaptuar një pronë dhe e ka legalizuar në mënyrë të kundra ligjshme ish-kopshtin publik nr. 33, bashkë me 210 m2 tokë. Por jo vetëm kaq, ky zaptues, na ka zaptuar e pjesën tjetër shërbyese të pallatit, që ishte planifikuar për lulishte dhe sot nënat me fëmijë, pensionistët, nuk mund të dalin përpara pallatit sepse ky zaptuesi e përdor për parking privat që 20 vite dhe fiton nga parkingu privat.

Ky zaptues, përveç se ka zaptuar pronën publike, ne si banorë, iu drejtuam me kallëzim penal SPAK-ut. Kemi bërë ankesa në Prokurori, kemi bërë ankesa te kryetari i Bashkisë, por gjithë banorët e pallatit.

Kjo tokë që është zaptuar, ka qenë tokë me pronar. U është njohur pronarëve por nuk u është kthyer sepse do bëhej kopsht dhe pjesa tjetër shërbyese do të bëhej lulishte.

Pra, meqë ne kemi bërë gjithë këto ankesa, përveç si banorë, iu drejtuam dhe Kadastrës. Gjej rastin ta falënderoj, jo Artan Lamen që ishte më parë sepse i ishin drejtuar e atij, por pasuesve të tij. Kadastra vetë mori një vendim dhe anuloi legalizimet, sepse ishte bërë në mënyrë të kundra ligjshme, duke marrë masa disiplinore ndaj punonjësve të Kadastrës, sepse një pronë publike nuk mund të tjetërsohet.

Unë kam komunikuar edhe me kryetarin e bashkisë, edhe me vetë Edi Ramën. I kam thënë se janë marrë hapësira publike dhe janë bërë parkingje. Ka ardhur edhe vetë ministri Balla dhe ka thënë që do ta ndjekim. Tani mora vesh që ky mashtruesi paska kushëri një deputet. Rama dhe Veliaj e organizojnë kurthin dhe i thonë këtij zaptuesit kallëzoni Asllanin për pasurinë. SPAK është duke hetuar për shtëpinë time, për të cilën kam 20 vjet që jetoj atje me familjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme