U rrëzua aksidentalisht nga banesa e tij pasi ishte i dehur, ndërron jetë Arben Tafaj! Ilir Alimehmeti: Mik e qytetar elitar! Do na mungosh Beni!

Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike,  pasi është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra në banesën e tij.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Dajtit, rreth orës 00:40 të datës së sotme. Uniformat blu sqarojnë se ai ishte në gjendje të dehur.

Si pasojë e dëmtimeve, Arben Tafaj, i cili ka kandiduar edhe për Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ka humbur jetën në spital.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, raportuan uniformat blu.

Pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt ka reaguar familja e tij, ku në një postim në rrjetin social zyrtar të Kryetarit te Shoqatës Tirana, shkruhet se përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë në orën 11:00.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj!

Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Ngushëllimet e perzemerta familjes! 
Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë më datë 4 Dhjetor, ora 11:00 në Funeral Home Alba 2000 në Rrugën e Dibrës”, shkruhet në postim.

Gjithashtu ka reaguar edhe Ilir Alimehmeti, i cili e ka quajtur një mik dhe qytetar elitar.

“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.

Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës!

Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur. Do të na mungosh Beni”, shkurhet në postim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme