Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, tha se rikthimi i Sali Berishës në Kuvend pas gati një viti mungesë për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” është një lajm i mirë për Partinë Demokratike.
Tabaku tha për News 24 se beson se me rikthimin e kreut të PD në Kuvend do të rigjallërohen strukturat e partisë dhe do të përforcohet mesazhi i PD.
“Berisha u rikthye në Kuvend pas një beteje të gjatë. E shoh si një lajm të mirë të PD. Sepse nisi një lojë që ti e kishe lojtarin kryesor jashtë fushe. Besoj që do të shërbejë për të rigjallëruar strukturat e PD dhe për të përforcuar mesazhin e PD”, tha Tabaku.