Mazhoranca miratoi buxhetin 2025/ Bardhi: Thellohet më tepër varfëria! Në 12 vite, vetëm kundër qytetarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi reagoi në lidhje me miratimin e buxhetit 2025, i cili mori 75 votat e mazhorancës.


gazment bardhi ne parlament

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se ky buxhet është për mirëqenien personale të Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij dhe jo për qytetarët.

Vota kundër propozimeve të opozitës, tha Bardhi, nuk është votë kundër PD, por kundër pensionistëve, fermerëve, bizneseve dhe të gjithë qytetarëve.

“Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Bardhit

Buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.

Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:

kundër pensionistëve,

kundër fermerëve,

kundër të rinjëve,

kundër studentëve,

kundër bizneseve,

kundër ish- të përndjekurve,

kundër pronarëve,

kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,

kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,

kundër minatorëve,

kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme