Mjegull në Pletvar, borë bie në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje në kushte dimri, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë e lehtë bie në Tetovë, në Kodrën e Diellit, në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë.

Shikueshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në qafën malore Pletvar.

Të gjitha akset në vend janë të kalueshme pa ndalesa, ngecje dhe kufizime.

Në akse të caktuara që kalojnë nëpër gryka ka ngrica dhe paraqitje e mundshme orteqeve.

Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme