Një serb është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ishte përgatitur për të kryer vrasje, ndërsa ishte prezantuar si person zyrtar.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në banesën e tij, si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme.
“Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.