Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, Bislimi në takimin me Hyland: Vazhdimësi e përpjekjeve për destabilizim të Kosovës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi është pritur nga Drejtorja për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland.

Në njoftim thuhet se përgjatë takimit u bisedua rreth zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Kosovës si dhe sigurinë energjetike dhe investimet në këtë fushë.

“Temë e trajtuar ishte edhe sulmi kinetik i javës së kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, si vazhdimësi e përpjekjeve, planifikimeve dhe organizimeve me synim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dënimin e sulmit dhe mbështetjen ndaj vendit tonë në zbardhjen e plotë të tij”, thuhet në njoftim.

Më tej, ai foli dhe rreth iniciativave e politikave të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre. Në takim u diskutua dhe rreth zhvillimeve në lidhje me procesin e dialogut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme