Mexhiti bën thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi duke shtuar se qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve

Zv.kryeministri Izet Mexhiti bën thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi duke shtuar se qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve. “Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët. Askush të mos ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë! Të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen. Për këtë jemi garantues ne, përfaqësuesit e popullit në institucione. Si Qeveri po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të trashëguara dhe për këtë po harmonizojmë veprimet, qëndrimet dhe orientimet me të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë”, shkruan Mexhiti. Ai më tej shton se i mbështesin të gjitha iniciativat publike që kanë për qëllim ruajtjen dhe avancimin e shqipes. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme