Sot Dita e Rinisë/ Të rinjtë e FRPD marshojnë me pankarta në duar: “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë” (FOTO)

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marshim me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.


Pas fjalimit të mbajtur nga kreu i PD, Sali Berisha në Qytet Studenti, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Të rinjtë u vendosën para godinës së qeverisë, ku mbajtën edhe fjalime.
Pjesë e manifestimit është edhe kreu i PD, ndërsa të rinjtë mbajnë në duar pankarta ku lexohet “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”.

Kryetari i PD, Sali Berisha ne fjalen e mbajtur ne Qyteti Studenti vlerësoi lëvizjen studentore si moment historik që ndau epoka, duke sjellë pluralizmin dhe themelimin e Partisë Demokratike.
Ai solli në rikujtesë edhe grevën epike të urisë, ku studentët sakrifikuan për të çliruar vendin nga diktatura dhe për të fituar lirinë. Sipas tij, ky akt trimërie dhe vendosmërie mbetet një pikë kthese e papërsëritshme në historinë shqiptare.

“Ata vërshuan në mbarë vendin dhe mbollën kudo pemën e pluralizmit, themeluan PD. Organizuan grevën epike të urisë, po në këtë qytetet në atë ndërtesë që sot e bllokon diktatura.
730 e studentevë u ngujuan për të çliruar shqiptarët nga kurthi më i keq që ata kishin përjetuar në të gjitha kohërat, kurthi i Enver Hoxhës, dhe fituan”, tha nder te tjera Sali Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme