Me rastin e shënimit të 30 vjetorit, të filmit botëror “Para Shiut”, në Filharmoninë e vendit sonte në orën 20:00 mbahet premiera e këtij filmi. Kjo premierë do të bashkojë një pjesë të ekipit të vendit dhe ekipit të huaj të filmit, me në krye regjisorin e filmit Milço Mançevski. Mançevski thotë për Alsat, se filmi është një lidhje mes ekstremeve dhe sjell shumë kontraste, mes tjerash mes Maqedonisë dhe Londrës. Në këtë perimerë marrin pjesë aktori Rade Sherbexhija, dizajnuesi i produksionit, njeriu i cili njihet me Oskarin e tij, Dejvid Mens, montazhieri Nikolla Gllaster, drejtori I fotografisë Manoll Tejran, kompozitori Zllatko Origjanski.
“Vizualisht desha filmi të jetë lidhje e dy ekstremeve, domethënë në njërën anë ta ketë mitiken, bibliken, të gjërën dhe epiken. Nga ana tjetër të jetë shumë intim, të jetë shumë personal, kjo është edhe në vetë tregimin edhe në shprehjen vizuale të tregimit dhe e arritëm me shumë kontraste. Për shembull me kontraste mes Maqedonisë dhe Londrës, mes ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta, mes planeve të ngushta dhe planeve ekstremisht të gjera”, tha Millço Mançevski, regjisor.