Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje e ka quajtur iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri, si një aventurë të tij.
“Thaçi është kriminel, kjo është e vërteta e tij”, ka thënë Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Molliqaj ka pohuar se aventurat janë të çuditshme, pasi siç ka theksuar pasi nga një servil i ndërkombëtarëve tash një pozicionim i tillë nga Thaçi, lë të spekulohet shumë.
“Thaçi është person i gatshëm të rrezikojë mirëqenien e qytetarëve vetëm e vetëm që të shpëtojë hallin e tij”, ka shtuar Molliqaj.
Ai ka shtuar se Kosova s’ka pasur partneritet me ndërkombëtarët nëse flitet për institucionet.
“Kosova ka partneritet me ndërkombëtarët dhe këtë nuk mund ta prishë askush, as një aventurë e as një njeri në politikë”, ka thënë ai në Info Magazine.
“Ka zhvillime pozitive sa i përket Vetëvendosjes dhe zyrtarëve amerikanë, ne kemi pasur takime të ndryshme së fundmi, kjo vjen për shkak të ndryshimeve në terren, për shkak të rritjes së Vetëvendosjes”.
“Vetëvendosja nuk ka qenë asnjëherë anti-amerikane, kështu ka tentuar të na pasqyrojë Thaçi”.
“Sot janë mbledhur organet e sigurisë së Vetëvendosjes, dhe ne do të paraqesim publikisht një qasje tonën, do të paraqesim amendamentet tona nëse kjo çështje vjen në votim dhe do të plotësojmë ligjin e ky është kontributi ynë për të përmbyllë shndërrimin e FSK-së në një forcë që ka për qëllim integritetin territorial të Republikës”, ka përfunduar Molliqaj.