Kuvendi i përgjithshëm i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale BNJVL sot në mbledhje do të diskutojë për buxhetin dhe planin e veprimit të BNJVL për vitin 2025, si dhe për tema aktuale dhe sfida me të cilat përballen njësitë e vetëqeverisjes lokale në vendin tonë.
“Kryetari i BNJVL, Orce Gjorgjievski në fjalimin para delegatëve do t’i tregojë angazhimet e ardhshme për lobimin në BNJVL para pushtetit qendror për sigurimin e dispozitave ligjore që do të mundësojnë zbatimin me sukses të kompetencave të transferuara, por edhe thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit në vend”, paralajmëroi shërbimi për informim i BNJVL.
Sipas tyre, në mesin e angazhimeve me prioritet janë: përgatitja e metodologjive të reja për shpërndarje të mjeteve nga bllok dotacionet; zgjidhja e sfidave me financimin e njësive të mbrojtjes kundërajrore; zbatimi urgjent i propozim-formulës së re për shpërndarje të mjeteve për arsimin fillor.
Do të diskutohet edhe për thellimin e decentralizimit në sferën e mbrojtjes sociale, por vetëm nëse sigurohen mjete adekuate për zbatimin e tyre cilësor, që është në përputhje edhe me Konventën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
Kuvendi i përgjithshëm i BNJVL është organi më i lartë në Bashkësi dhe ka gjithsej 90 delegatë, të gjithë kryetarë në vend dhe 9 anëtarë të Komitetit të këshillave pranë BNJVL, organ pranë BNJVL i përbërë nga këshilltarë komunalë.