Nga sot do të vëhet hapja e sezonës së skijimit në ski-qendrën Kodra e Diellit.
Me njoftim ka dalë ski-qendra ku thuhet:
Të nderuar vizitorë,
Ju njoftojmë se nga nesër, 13.12.2024 (e premte), fillon zyrtarisht sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”. ❄️⛷️
Tradicionalisht, dita e parë (e premte) është ditë promovuese.
Ski-biletat janë FALAS për të gjithë vizitorët.
Orari i punës, ditën e premte, është nga ora 10:00 – 14:00.