Lista e zezë, Avramovski: S’duhen ligje të reja

Gazetare Ajnur Bafqari

Ekspertët juridikë vlerësojnë se nuk nevojiten ligje të reja, pasi edhe me ato ekzistuese mund të nisen procedura kundër personave që janë pjesë e listës së zezë amerikane. Darko Avramovski tha se për këta persona, shteti mund të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të merr dëshmitë që i posedon SHBA-ja dhe më pas të zbatojë hetim të pavarur këtu.

“Sinqerisht mendoj se një zgjidhje e tillë ligjore do të bënte shumë probleme sepse në aspekt ligjorë është problematik që të keni vendim administrativ të tillë nga një shtet tjetër, që kanë efekt direkt mbi qytetarët e shtetit tuaj. Por nga ana tjetër duhet të merret parasysh, se nëse një shtet ka arritur të mbledh mjaftueshëm dëshmi, që ka një person i caktuar të jetë i përfshirë në krim. Shteti ynë mund të kërkojë ndihmë nga ai shtet, t’i merr dëshmitë dhe të zbatojë hetim të pavarur të veçantë dhe t’i shfrytëzojë mekanizmat që i kemi në pajtueshmëri me ligjet”, tha Darko Avramovski, Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta”.

Qeveria nuk planifikon asnjë ndryshim ligjor në këtë drejtim. Thonë se edhe tani ekzistojnë baza ligjore për këto procedura, por institucionet duhet ta kryejnë punën me seriozitet.

“Ne si Qeveri vlerësojmë se organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e tyre me seriozitet dhe të mos na vendosin në situata ku duhet të kërkojmë zgjidhje të reja, për të cilat, edhe nëse ka vullnet, do të nevojitet kohë shtesë për miratimin dhe zbatimin e tyre. Është e domosdoshme që ligjet dhe Kushtetuta aktuale të mos anashkalohen, por të zbatohen!”, thonë nga Qeveria.

Ndërkaq, qeveria e kaluar pati kërkuar ndryshime të Ligjit për Masat Restriktive, të propozuar nga Bujar Osmani, kur qershorin e 2023-it, në listën e zezë u përfshi kreu i komunës së Strugës Ramiz Merko. Sipas ndryshimeve të kërkuara, për çdo person të shpallur non-grata nga SHBA-ja apo Mbretëria e Bashkuar, të pamundësohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve publike, si dhe nga pjesëmarrja në prokurime publike për subjekte juridike./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme