Ministria e Punëve të Brendshme në dy orët e fundit ka nisur një aksion të koordinuar me qëllim përballjen e grupeve të dhunshme kriminale, i cili po zhvillohet në disa pjesë të Shkupit dhe qytete të tjera të Maqedonisë.
Sipas informacioneve, prani e shtuar e forcave policore është vërejtur në komunat e Shkupit, Çair dhe Haraçinë, ku banorët dëshmojnë për ndërhyrje aktive. Aksioni, sipas njoftimeve, nuk do të kufizohet vetëm në kryeqytet, por do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera në të gjithë vendin.
Për momentin nuk ka më shumë informacione për këtë aksion, por mund të pritet gjatë ditës së nesërme. /makfax