MPB-ja shpall konkurs për punësimin e 600 policëve

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka shpallur konkurs për punësimin e 600 policëve.
Në njoftim janë publikuar vendet dhe kushtet për vendet e lira të punës.

1. Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e përgjithshme si në vijim:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të parë lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;
– në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;
– me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;
– të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;
– me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– të mos jetë anëtar i një partie politike ose anëtar i organeve dhe trupave të një partie politike dhe
– të ketë të dhënë testin e integritetit.

2. Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e veçanta si në vijim:
– gjatësia e nevojshme trupore të paktën 175 cm (meshkuj), gjegjësisht 165 cm (femra)
– përgatitje të lartë individuale.

3. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose kopje të vërtetuar nga noteri, përkatësisht:
– certifikatë nga Libri amë i të lindurve,
– diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm katërvjeçar dhe
– dy fotografi, me dimensione 3,5 cm х 4,5 cm”, thonë nga MPB.

Me kërkesën, shtojnë nga atje, kandidati është i obliguar të dorëzojë deklaratë të nënshkruar nga vetë ai me të cilën konfirmon se nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme