Kallëzim penal për Ramiz Merkon, dyshohet për emërim të paligjshëm

Policia e Strugës dorëzoj kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka bërë vepër penale “punë e papërgjegjshme në kryerjen e shërbimit”. Ai në pozitën e kryetarit të komunës në maj të 2018 dhe në prill të këtij viti ka sjell vendim me të cilin e ka emëruar drejtor të shkollës fillore personin A.O. nga Struga, duke e avancuar nga roli i bibliotekistit. Merko e ka bërë këtë edhe pse e ka ditur se A.O. nuk ka arsimin e duhur dhe nuk i plotëson kushtet sipas ligjit, nuk ka pasur të paktën pesë vjet përvojë në atë shkollë, nuk e ka kaluar provimin për drejtor dhe nuk ka pasur certifikatë për njohjen e gjuhës angleze. Merko nuk ka shpallur as konkurs për drejtor. Ndërkohë sot në Gjykatën e Manastirit do të fillojë procesi gjyqësor ndaj 11 personave, ndër të cilët i akuzuari i tretë është kryetari i komunës së Strugës, Ramis Merko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së. Ky është rasti që Prokuroria Publike e Strugës e ka iniciuar për ndërtimin e paligjshëm të objektit në afërsi të pishinës së një hoteli në Strugë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme