MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i pasagjerëve ka goditur L.J.(68) nga Shkupi, pas së cilës drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar L.J., i diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.