Albion Rrahmani, lojtari më i mirë i huaj në Rumani për vitin 2024

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka gjashtë muaj që është larguar nga Rapidi i Bukureshtit të Rumanisë, por ka arritur të fitojë një çmim shumë të rëndësishëm.

Rrahmani ka pranuar sot çmimin si “Lojtari më i mirë i huaj i vitit” për vitin 2024.

Albioni ishte ndër lojtarët kryesor të Rapidit përgjatë këtij viti, duke arritur të shënojë shumë gola të rëndësishëm.

Gjatë kësaj vere, sulmuesi kosovar kishte lënë Rumaninë për Spartën e Pragës.

Me këtë të fundit, Rrahmani është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, madje edhe ka shënuar në takimin ndaj Feyenoordit, javën e kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme