Zbardhet takimi i zyrtarit të lartë të DASH me kryeministrin Rama, ambasada e SHBA: Me rëndësi transparenca në reformën në drejtësi, forcim i përpjekjeve kundër korrupsionit

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka zbardhur takimin mes Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe kryeministrin Edi Rama.


Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se Rama dhe Kasanof diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri.

Po ashtu ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”,shkruan ambasada.

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, mori pjesë sot në tubimin ceremonial të pesë vjetorit të SPAK-ut në Tiranë, ku deklaroi se “ky është institucioni publik më i besueshëm në Shqipëri”, që po bën “përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare”, ndaj duhet siguruar vazhdimësia e kësaj lufte pa ndërprerje e për këtë prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Ai tha se “dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë këtë luftë si dhe rrezikon humbjen e profesionistëve më me përvojë në këtë fushë”.

“Arrestimet, procedimet penale dhe dënimet tuaja të jashtëzakonshme, sikurse i keni parë këtu nga zoti Dumani, kundër atyre që dikur ishin të paprekshëm, flasin shumë. Puna juaj frymëzon besimin se prova do të ndiqet brenda kornizës së ligjit pavarësisht se ku, pavarësisht se drejt kujt çojnë hetimet. Asnjë nuk është mbi ligjin”, tha Kasanof.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme