LSDM-ja vazhdon akuzat: Grubit i është mundësuar arratisja nga VMRO dhe BDI

LSDM-ja vazhdon të akuzojë se Grubit i është mundësuar arratisja. Sipas kësaj partie nuk bëhet fjalë për lëshime por për çështje të organizuar nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me ministrin e brendshëm me qëllim që Grubi të lejohet të arratiset.

“Pyetja nuk është si është e mundur, por kush e lejoi kalimin në pikën kufitare në Bllacë? Dhe këtu vijmë deri te momenti kyç. Punonjësi i cili ishte vendosur për kontroll në kalimin kufitar, polici B.J është caktuar në këtë pozitë direkt nga Toshkovski. Ai më parë ishte në detyrë punë që nuk kishte të bëjë me kontrollin e kalimeve kufitare. Informacionin e fundit që e morën dhe e publikojmë sot është se polici B.J është transferuar në kalimin kufitar Bllacë nga stacioni policor i Çashkës me kërkesë të Toshkovskit edhe atë vetëm para disa javëve, përkatësisht në 24 nëntor. A është dërguar qëllimisht ky person në Bllacë që të realizojë diçka që është e nevojshme për Toshkovskin?”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme