Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş, në kuadër të vizitës së tij në Shkup, sot ka realizuar takim edhe me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski.

Në takimin bilateral mes dy delegacioneve të vendeve mike, Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë, u shpreh kënaqësia për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, ku gjithashtu temë diskutimi ishin edhe zhvillimet rajonale dhe globale.