Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Sarandë, ku mësohet se gruaja ka vrarë burrin duke e goditur me sëpatë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, teksa burimeve bëhet me dije se dyshohet që bashkëshorti ka qenë në gjumë kur është goditur për vdekje.
Në vendngjarje ka shkuar policia, teksa priten detaje të reja në vijim.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.