Arrestohet 19 vjeçari nga Berova, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë pak pas mesnate në afërsi të rrugës lokale Gjevgjeli – fshati Bogorodica, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë kanë privuar nga liria D.G (19) nga fshati Budinarci, Berovë. Siç njoftojnë nga MPB, më herët në afërsi të pikës kufitare Bogorodicë, punonjësit e policisë kanë vërejtur se në automjetin “Alfa Romeo” me targa të Koçanit, të cilin D.G. e drejtonte atë, hyjnë më shumë emigrantë.

“D.G e ka ndalur veturën dhe ka tentuar të ikë, por shumë shpejt është gjetur dhe privuar nga liria dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 10 emigrantë, tetë prej tyre nga Republika e Turqisë dhe dy nga Iraku. Pas dokumentimit të rastit kundër D.G. do të ngritët kallëzim përkatës, ndërkohë që emigrantët u vendosen në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme