Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se Rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda, e për automjetet e udhëtarëve pajisjet dimërore janë të domosdoshme. Derisa për rrugët tjera ka thënë se është e kalueshme.
Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me borë dhe me ngrica.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin policor./21Media