Pakot e Vitit të Ri, inspektorët konstatojnë produkte me afat të skaduar

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit gjatë inspektimeve të depove, marketeve dhe dyqaneve kanë konstatuar disa parregullsi në pakot e Vitit të Ri. Nga 62 kontrollet e jashtëzakonshme të kryera, në dy vende inspektorët kanë konstatuar pako me produkte të skaduara, si dhe me afat të shkurtër, përkatësisht deri këtë muaj. Sipas Agjencisë së Ushqimit, gjatë kontrolleve janë gjetur edhe pako në të cilat produktet edhe pse kishin afat të përcaktuar, kishin ndryshime në ngjyrë dhe erë. Inspektorët kanë konstatuar deklarata të papërshtatshme të paketave tek katër operatorë, në tre lloje paketash është urdhëruar të tërhiqen nga qarkullimi. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme