Mbyllja e TikTok/ Robert Aliaj: Shteti ta marrë në kontroll, të vendos ligje të ashpra! Është precedent i rrezikshëm…

Robert Aliaj komentoi mbylljen e Tik Tok, një vendim që u mor nga kreu i qeverisë Edi Rama.


Aliaj theksoi se në rrjetet sociale merren edhe kërcënime. Ai tha se vendimi për të mbyllur Tik Tok i duket non sens.

Sipas tij, shteti duhet ta marrë nën kontroll Tik Tok-un dhe të vendosë ligje të ashpra për të kontrolluar gjitha rrjetet sociale.

“Duket një veprim non sens. Tik Tok duhet të kontrollohet. Shteti mund të bëjë ligje, për rrjetet sociale. Ne na bëjnë dhe kërcënime në rrjetet sociale. Rrjetet sociale mund të bashkëpunojnë me shtetin, kur ka probleme. Është precedent i rrezikshëm, pasi rrjeti social ka në thelbin e vet ka lirinë e fjalës.

Por, jam dakord që ka probleme dhe është abuzuar me lirinë e fjalës. Rrjeti social nuk duhet mbyllur, por duhet kontrolluar. Duhet të rregullohet, qoftë me gjoba. Duhen ligje me të forta për të gjitha platformat sociale”, tha Robert Aliaj në emisionin “Open” në News24.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme