La Repubblica dhe La Stampa shkruajnë njëzëri se Milani po përgatitet për një ndryshim esencial.
Klubi kuqezi pritet të marrë ish-drejtorin e Juventus dhe Tottenham, Fabio Paratici, sapo dënimi i tij aktual të përfundojë (në mbyllje të sezonit).
Në vitin 2023, ai u dënua për 30 muaj pezullim nga futbolli. Italiani më vonë u lejua nga FIFA të mbulonte poste më pak të rëndësishme, pra me përgjegjësi më të kufizuara.
Dy mediat e mëdha italiane tashmë raportojnë se Milani po bëhet gati të bëjë një merkato ndryshe me 52-vjeçarin në verë, në përgatitje të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Geoffrey Moncada, shefi aktual teknik i Milanit (por jo drejtor sportiv i mirëfilltë) përfundon më 30 qershor 2025, datë kur Paratici me siguri do të nisë punën.