Terrori dhe masakrat në Kosovë/ Dënohet Çedomir Aksiç në Kosovë, ja krimet e tmerrshme

jykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiç për krime lufte të kryera në komunën e Shtimes. Gjykimi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe ai është dënuar për krime që, sipas aktakuzës, janë kryer në periudhën janar-maj 1999, raporton Betimi për Drejtësi.

Në nëntor të vitit 2023 nisi gjykimi ndaj Arsiçit. Ky është rasti i parë i një gjykimi të tillë, pasi gjykimet në mungesë lejohen me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Në seancën e parë, Prokuroria tha se kishte shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore që Arsiç të ishte i pranishëm në gjykatë, por nuk ishte arritur.

 Në vendin e quajtur “Lugu i Neshës”, në Petrovë të Shtimes, Çedomir Aksiç është akuzuar se e kishte ekzekutuar një person, familjen e të cilit paraprakisht e kishte ndaluar. Gjithashtu, sipas aktakuzës, Aksiç kishte marrë pjesë në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës, në Reçak.

Në luftën e viteve 1998-1999, mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme