Qeveria merr vendimin, 15 mijë lekë për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara! Ja të gjitha kategoritë që përfitojnë nga skema sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar se me vendim qeverie do të shpërndahen 150 mijë lekë të vjetra shpërblim për familjet dhe individët që përfitojnë nga skema sociale.


Pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu deklaroi se janë 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social.

Ministrja e Shëndetësisë: Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm shumë të gëzuar për të gjithë familjet e individët që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale.

Me vendim të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social.

Janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë, ata që kanë statusin e të verbrit, dhe ajko që është e rëndësishme për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme