Ndërkohë duhet pranuar se edhe pushtetarët shqiptarë të këtyre tri dekadave të fundit kanë qenë parimorë dhe kanë përkrahur cilindo kandidat maqedonas për president që ka pranuar atyre t’ua nënshkruaj licencat e vasalit.
Sidoqoftë duhet thënë se gjërat nuk do ndryshojnë përderisa shqiptarët e këtushëm nuk e kuptojnë se emërtimi i gjuhës së tyre amtare si gjuha e ’20 për qindëshit’, nuk e tregon vetëm pafytyrësinë e përfaqësuesve të tyre politikë, por e shpërfaq edhe turpin grupor të shqiptarëve të Maqedonisë.
Pra pozita e shqiptarëve të Maqedonisë do ndryshojë vetëm atëherë kur ata do e kuptojnë se ka diçka edhe më poshtëruese se sa tjetri të të pështyjë në fytyrë: të ta përbuzë gjuhën e nënës. /sakte.net