Mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë në veri, sekuestrohen dokumente

Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut është mbyllur sot nga autoritetet e Kosovës.

Me këtë rast, policia ka sekuestruar dokumentacionin dhe ka hapur një rast për falsifikim dokumentesh.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të arrestuar në këtë rast.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojn dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve. Rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve, ndërsa nuk ka persona të arrestuar”, tha Elshani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme