Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret inflacion të lartë deri në fund të këtij viti, në krahasim me eurozonën ku inflacioni shënon 2.4%. Kjo për arsye se siç thotë Mickoski, nuk është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, ndërsa nga marsi do të rriten pagat dhe pensionet. Sa i përket çmimeve të produkteve ushqimore, Mickoski e pranon se para fundvitit marketet rritën çmimet në mënyrë artificiale por njofton se bashkë me inspektoratin e tregut, po e ndjekin situatën nga afër. Shporta e festave të fundvitit përfundon më 15 janar.
“Ne vitin do të duhej ta mbyllim me 3.5% inflacion vjetor. Informata është se në fund të gjysmës së dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, e të cilat më duhet të pranoj se tregtarë të caktuar i rritën çmimet në mënyrë artificiale. Kjo paraqiste goditje mbi buxhetet familjare të qytetarëve. Me vëmendje e ndjekim situatën përmes inspektoratit të tregut dhe do të intervenojmë nëse kjo nevojitet. Mund të intervenojmë menjëherë nëse ka nevojë me kufizimin e çmimeve por ne nuk duam ta zbatojmë këtë instrument”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.