Kostoja e jetesës në vitin 2024 është rritur me 3,5 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë për 3,8 për qind krahasuar me vitin 2023, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kostoja e jetesës u rrit me 4.4%, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë u rritën me 4.3%.
Indeksi i kostos së jetesës në vitin 2024 ka shënuar rritje në të gjitha kategoritë e konsumit. Rritja më e madhe është vërejtur në:
Restorante dhe hotele: 9,9%
Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë: 7,6%
Shëndeti: 5,3%
Mallra dhe shërbime të ndryshme: 5,1%
Rekreacion dhe kulturë: 4,9%.
Rritje më të vogël ka në ushqime dhe pije joalkoolike (2.9%) dhe banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.4%).
Sipas përpunimit analitik të çmimeve me pakicë, çmimet e produkteve bujqësore u rritën më shumë me 7.1%, shërbimet me 5.0%, pijet me 4.0%. Rritje më të vogël ka tek produktet ushqimore industriale (3.5%) dhe ato joushqimore (2.1%).
Inflacioni në dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024, është 0.3%. Rritja e kostos së jetesës është më e theksuar në:
Transporti: 4.8%
Rekreacioni dhe kultura: 1.7%
Restorantet dhe hotelet: 0.4%.
Një rënie është vërejtur në grupet e mëposhtme: Komunikimet: -0.4%
Ushqime dhe pije joalkoolike: -0.3%.
Çmimet me pakicë në dhjetor 2024, krahasuar me muajin nëntor, u rritën me 1.2%.
Me këto të dhëna, viti 2024 konfirmon rritje të moderuar, por të vazhdueshme të kostos së jetesës dhe çmimeve me pakicë.