I akuzuar nga SPAK për grup kriminal dhe kultivim narkotikësh, GJKKO shpall fajtor Luis Çelën! Ja me sa vite burg dënohet

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor të pandehurin Luis Çela, i cili akuzohej nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kultivim të lëndëve narkotike.


Në përfundim të gjykimit, të përbërë nga togat e zeza Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, u vendos që Çela të dënohet me 8 vite burg.

Në përfitim të gjykimit të shkurtuar, i akuzuari do të vuajë përfundimisht 5 vite e 4 muaj heqje lirie.

Ai u arrestuaa më 13 shtator 2024, dhe koha e dënimit të tij do të llogaritet nga ajo datë.

Me vendim të GJKKO-së, Çela do të kryejë dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë.

NJOFTIM

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale nr. 32 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurit Luis (Argen) Çela, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 2, datë 09.01.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 284, paragrafi i parë dhe 28, pika
4, të K.Penal dhe duke u bazuar edhe në nenin 334, pika 1, të K.Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
 Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Luis (Argen) Çela i jepet një dënim i vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
 Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Luis (Argen) Çela i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
 Vuajtja e dënimit të pandehurit Luis (Argen) Çela i fillon nga dita e arrestimit, datë 13.09.2024, dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së lartë.
2. Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit.
3. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme