Një burr i jep inteligjencës artificiale kontrollin e kërkimit të punës: Rezultatet e jashtëzakonshme

Një përdorues i Reddit ka zbuluar se inteligjenca artificiale ia ka lehtësuar ndjeshëm kërkimin e punës.

Përdoruesi, i cili vendosi të fshihte emrin e tij për arsye private, ndau përvojën e tij në forumet e dedikuara për gjetjen e punës, duke treguar si arriti të siguronte më shumë se 50 intervista pune brenda një periudhë të shkurtër kohore, falë përdorimit të inteligjencës artificiale.

Ai përshkroi se si roboti i tij i AI mori përsipër shumicën e punëve të kërkimit të punës, që nga krijimi i CV-ve dhe letrave motivuese të personalizuara për çdo pozitë, deri te aplikimi automatik për ofertat e punës. Sipas tij, ai dërgoi mbi 1000 aplikime për punë.

“Kam krijuar një robot të AI që analizon të dhënat e kandidatëve, studiojnë përshkrimet e vendeve të punës, gjeneron CV të veçanta dhe letra motivimi për çdo aplikim, u përgjigjet pyetjeve specifike nga rekrutuesit dhe aplikohet automatikisht për pozitat,” shpjegoi ai. “E gjithë kjo ndodhte ndërsa unë isha duke fjetur!”

Ky proces i thjeshtëzoi ndjeshëm rrugën e tij drejt mundësive të reja punësimi. Ai theksoi se CV-të e personalizuara dhe letrat motivuese, të dizajnuara posaçërisht për çdo ofertë të punës, patën një ndikim të madh në suksesin e tij.

Përdoruesi nënvizoi se inteligjenca artificiale po transformon mënyrën se si funksionon industria e rekrutimit, duke theksuar se shumë kompani tashmë implementojnë teknologji të tilla për të ndihmuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Roboti im më ndihmoi që të kaloj me lehtësi përmes sistemeve të automatizuara të rekrutimit,” përmendi ai, duke shtuar se ishte i vetëdijshëm për disa çështje etike që lidhen me këtë qasje të avancuar.

“Ky revolucion teknologjik sjell me vete pyetje të rëndësishme për të ardhmen e tregut të punës. Edhe pse ky proces është shumë efektiv, ai ngre dilema mbi marrëdhëniet profesionale, të cilat shpesh janë të rëndësishme për suksesin e një kompanie,” tha ai.

“Ne përballemi me një paradox: ndërsa mundohemi të optimizojmë përzgjedhjen, rrezikojmë të humbasim elementin njerëzor që shpesh është ai që bën diferencën. Kemi nevojë për një ekuilibër të kujdesshëm mes eficiencës së inteligjencës artificiale dhe pasurisë së kontakteve njerëzore,” përfundoi ai.

Lëvizja e tij ka shkaktuar një diskutim të gjerë në rrjetet sociale. Ndërsa disa kritikojnë përzgjedhjen e tij për të përfituar nga teknologjia në një formë të tillë, të tjerë e lavdërojnë për inovacionin dhe aftësinë për t’u adaptuar në një mjedis pune gjithnjë e më të automatizuar. Opinioni i tij dhe përvoja tregojnë se teknologjia e inteligjencës artificiale po fillon të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin e procesit të përzgjedhjes dhe punësimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme