Çmimet e barnave në Kosovë të papërballueshme për pacientët

Çmimet e barnave në Kosovë vazhdojnë të mbeten të larta dhe të papërballueshme për shumë qytetarë, veçanërisht për ata me pensione të ulëta, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët, si Raif Rusinovci, Faruk Dalici dhe Ahmet Osmani, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me çmimet e barnave dhe ndikimin që ato kanë në jetën e tyre të përditshme.

Qytetari Raif Rusinovci theksoi se çmimet ndryshojnë nga një barnatore në tjetrën, duke krijuar vështirësi për qytetarët që të gjejnë alternativa më të lira.

Ai përmendi se pensionet janë shumë të vogla dhe nuk mjaftojnë për të blerë barnat.

“Në një barnatore i merr më lirë e një tjetër i merr më shtrenjtë nuk po nivelizohet ka pasur fjalë që do të nivelizohet, por nuk e di se çka është kjo punë. Shumë shtrenjtë, sidomos për moshat e shtyra me pensione, pensionin që e kemi as për barna nuk del. Po ndikon sidomos te ne pensionistët edhe tek tjerët, por te ne sidomos shumë, barnat unë me shoqen njëri pension që e marrim na shkon 150 euro, kemi sëmundje shumë. Kush është me diabet i marrin prej shteti të tjerët jo, deri tani nuk ka pasur ulje të çmimeve, ndoshta bëhet nëse vjen një qeveri e re sepse deri tani jo”, ka thënë Rusinovci për Ekonomia Online.

Edhe qytetari Faruk Dalici potencoi se çmimet e barnave janë të papërballueshme për ata që kanë paga të ulëta, duke përmendur se vetëm sot për prindin e tij ka paguar 70 euro barna.

“Me pagat që i marrim barnat janë shumë të shtrenjta, është paga aq e ulët me 300 euro pagë si me i ble barnat, është problem me ia dal qytetarët. Asnjë barnatore nuk i ka çmimet e njëjta, në çdo 10 metra barnatore luan me një-dy euro në artikujt, është e tepër. Barnat më të shtrenjta që i kam ble deri në 70 euro për babai që e kam këtu. Është shumë problem fatmirësisht që i kemi mërgimtarët që na ndihmojnë sepse me pagën që e kemi është problem. Thirrja jonë për Qeveri është që me i ulë çmimet se janë të larta.

Qytetari Ahmet Osmani shprehu shqetësimin e tij se pensionet janë të ulëta dhe nuk mjaftojnë për të mbuluar kostot e trajtimit mjekësor.

“Kam ardhur për gruan e ka bërë operim syrin, tani po e marrë po e dërgoj në shtëpi nuk po e lë këtu. Barnat janë shumë të shtrenjta më e lira ndër 10 euro nuk është po duhet të paguash mbi 50 euro. Kjo ndikon sepse pensionet janë të vogla çka me bë me 200 euro. Ka dallime në çmime po ka ndryshime. Me pension po i paguajmë po duhet me hequr keq për të marruar ilaçe për gruan”, tha ai për Ekonomia Online.

Ky shqetësim i qytetarëve thekson nevojën urgjente për masa që të mundësojnë uljen e çmimeve të barnave dhe përmirësimin e kushteve për ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht pensionistët dhe ata me paga të ulëta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme