Arrestohet në Shkup shtetasi turk i kërkuar nga Interpol për mashtrim dhe krime kibernetike

Më 10 janar 2025, në orën 18:30, policia maqedonase arrestoi A.S., 44 vjeç, nga Ankara, Turqi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Turqia.

Arrestimi u krye në rrugën “Bapçor” në Shkup pas masave intensive operative të ndërmarra nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përcjell Aktuale.mk

A.S. ishte arratisur nga burgu në Turqi, ku ishte dënuar me 23 vite, një muaj dhe 15 ditë burg për mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike. Atij i mbeten për të vuajtur 18 vite, 9 muaj dhe 13 ditë nga dënimi.

Pas arrestimit, A.S. iu dorëzua gjykatës kompetente për të nisur procedurat e ekstradimit në Turqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme