Pas vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku, në autostradën Fier-Vlorë, është gjetur i djegur automjeti i autorëve.
Automjeti është gjetur disa metra pranë vendngjarjes.
Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të qytetit të Fierit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të kallashnikovit.
Burime bëjnë me dije se drejt viktimës është qëlluar nga autorët me breshëri kallashkinovi përreth 1 kilometër.
Autorët, të cilët e kanë zënë në pritë, i janë afruar makinës së 30-vjeçarit duke qëlluar nga krahu i pasagjerit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.