Një 58 vjeçar nga Berati është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti fqinj për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Në pranga ka rënë shtetasi Fatmir Isollari, alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat
Isollari në vitet 2002-2003 trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria drejt Firencës.
Në vitin 2023, Gjykata e Apelit të Firencës dënoi shqiptarin me 7 vite burg, me akuzën pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon më homologët në Romë për ekstradimin e 58 vjeçarit.
NJOFTIM
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 23”.
I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.
Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.