Miteva: Protesta e të punësuarve në administratë është e motivuar politikisht

Gazetare: Ajnur Bafqari

Protestën e SPOGJ-it, Qeveria e cilëson si kundërligjore dhe të motivuar politikisht. Zëdhënësja e ekzekutivit Miteva tha Qeveria është partner i të gjithëve dhe se është e gatshme të pranojë të gjitha propozimet dhe sugjerimet. Ajo fton sindikatat për dialog.

“Na befason fakti, që SPOGJ e ndërmori grevën si hap të parë, në vend të dialogut që është mënyra e parë demokratike për funksionim… Secila grevë duhet të organizohet në pajtueshmëri me ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshjet kolektive, të paralajmërohet sipas ligjit, të zbatohet edhe procedura për pajtim që njëkohësisht është e obligueshme…Meqë për fat të keq asnjë prej këtyre kushteve ligjore ekzistuese nuk është plotësuar, flet për paligjshmëri të grevës dhe hap dyshim të fortë se kjo grevë është e motivuar politikisht”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Opozita doli në mbështetje të të punësuarve në Administratë. Kërkesat e tyre i cilëson si tërësisht të arsyeshme.

“LSDM e kupton revoltën e punonjësve në sektorin publik dhe i mbështet kërkesat e tyre për rritjen e pagave, që janë tërësisht të arsyeshme, Qeveria ka për obligim që të sigurojë kushte për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe rritje të pagave. Pagat janë në stagnim, fuqia blerëse e punëtorëve po zvogëlohet dhe politikat e qeverisë së Mickoskit janë reduktuar në shërbim të interesave të ngushta të biznesit të elitës”, thonë nga LSDM.

Të punësuarit në administratën shtetërore kërkojnë marrëveshje kolektive me çka do të marrin shtesa në pagat e tyre në vlerë prej 30 për qind. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme