Gjykata dënon në mungesë me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative në Lezhë! Ja për çfarë akuzohet

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola.


Ai u shpall fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati.

Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshire në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonen malore të Ungrejt.

Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.

Kujtojmë se hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme