I moshuari u gjet me dëmtime në kokë, shoqërohen 20 persona për vrasjen e 81-vjeçarit! Ja ku dyshon policia

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarje e rëndë të ndodhur në fshatin Qafë Mollë, ku një i moshuar u gjet pa shenja jetë dhe dyshohet se është vrarë.


Mësohet se policia ka shoqëruar rreth 20 persona dhe po merren në pyetje për vrasjen e 81-vjeçarit, Xhelal Meta.

Autoritetet po hetojnë banorët e fshatit për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur. Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në fshat, pasi familje e tij jetonte në Tiranë.

Më herët blutë e Tiranës njoftuan se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor, ka rezultuar Xhelal Meta ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Njoftimi: 

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme