Sindikalistët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, kërkojnë marrëveshje kolektive dhe rritje të pagave

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në ditën e dytë të protestave, sindikalistët i përgjigjen edhe pushtetit edhe opozitës. Prej opozitës kërkojnë që të mos u ngjiten në protesta pasi siç thonë ata, kishin 7 vite kohë për të gjetur zgjidhje por nuk e bënë. Kreu i SPOGJ, Trpe Deanovski, fillimisht përmirëson Qeverinë që këto protesta i cilësoi si grevë, ndërsa tha se dialog kishte që nga fillimi i rrugëtimit të qeverisë së re, se kanë realizuar takime me pothuajse të gjithë ministrat përkatës, ndërsa me disa prej tyre, pas konstatimit të situatës, madje kanë përgatitur marrëveshje kolektive dhe i kanë dorëzuar te ministria e financave. .

“Kërkesat tona janë të njejta me vite, dhe çdo tentim nga ana e Qeverisë ose partive politike që të dëshmojnë se ka politikë në protesta ose punën e sindikatës do të ishte i kotë. E lus opozitën e tanishme të mos ngjitet në këto protesta, sepse kishin 7 vite ta zgjidhin këtë problem, por në vend të zgjidhjes bënë gjithçka që mundën që ta pengojnë marrëveshjen…Nuk është grevë, siç thonë nga Qeveria, kjo është protestë, protestë nga gjysmë ore, duke pasur parasysh detyrat e punës së punëtorëve që duhet të kryejnë”, deklaroi Trpe Deanovski, kryetar i SPOGJ.

Kreu i organizatës sindikale të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, tha se pagat e 70 për qind të të punësuarve në këtë ministri janë nën pagën mesatare. Ai përsëriti kërkesën që thotë se po e bëjnë tashmë vite me radhë, rritjen e shtesave të pagave për 30 për qind dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

“Dua të ju informoj se pagat e 70 për qind e të punësuarve në ministri janë nën pagën mesatare në RMV, ndërsa dallimi me pagat e punonjësve të pozicioneve ngjashme, në organet shtetërore që e morën shtesën e pagës është 30 për qind”, u shpreh Branko Kostovski, Organizata sindikale e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në SPOGJ.

Nga dita e martë, deri të premten, protestojnë disa të punësuar në administratën e organeve gjyqësore, Ministrinë e Kulturës, Drejtësisë, Ekonomisë dhe Punës, Ekologjisë, Transformimit Dixhital, Transportit dhe Lidhjeve , Entit Shtetëror të Statistikave dhe të punësuarit në Arkivin Shtetëror. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme