Kërkoi tërheqjen nga gjykimi i çështjes ndaj Berishës dhe Malltezit, Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Marsida Xhaferllarit

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar për të dytën herë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari, për t’u tërhequr nga çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.


Vetë kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar më herët gjykatës të përjashtojë nga çështja e tij Xhaferllarin, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash si e pabazuar në prova.

Në dokumentin e dorëzua nga Sali Berisha në muajn tetor, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti, argumentojnë avokatët, ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhej në kërkesën e Sali Berishës.

KËRKESA E XHAFELLARIT

Në letrën e zbardhur nga Panorama.al, Xhaferrllari tha se ka zgjedhur të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështje në interes të ruajtjes së reputacionit të Gjykatës Kushtetuese.

Më 7 tetor 2024, Malltezi ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Sipas gjyqtares, ‘Malltezi ka vënë në dyshim paanshmërinë time, për të cilën paraqet si shkak ndërhyrjen nga persona të tretë, të cilët sipas kërkuesit kanë interes të drejtpërdrejtë politik në izolimin e kërkuesit dhe të vjehrrit të tij, z. Sali Berisha për arsye politike’.

“Me anë të kësaj kërkese parashtroj qëndrimin tim në kohën më të shkurtër të mundshme (duke vënë në dukje se në periudhën 09-13.10.2024 së bashku me të gjithë gjyqtarët kemi qenë me shërbim jashtë vendit), si një shenjë e detyrimit ligjor dhe etik që kam për të vlerësuar me seriozitet këtë kërkesë, pavarësisht nga baza e saj, për t’i përçuar jo vetëm kërkuesit mesazhin se kjo Gjykatë, dhe unë si anëtare e saj, trajtojmë me seriozitet çdo kërkesë të palëve”, shprehet gjyqtarja në shkresën drejtuar Holta Zaçajt.

1

Gjyqtarja Xhaferllari hedh poshte supozimet për ndikim nga figura politike të ndryshme, qe sipas saj nuk qëndrojnë.

“Në asnjë rast, asnjë familjar dhe asnjë person me lidhje të afërta me mua nuk ka tentuar të më ndikojë në ushtrimin e detyrës. Në kërkesë nuk ka asnjë provë që sugjeron një veprim specifik nga ana ime, por vetëm aludime subjektive të palëve të treta”, shprehet ajo.

2

“Duke pasur parasysh këto kritere, çmoj se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese nuk vihet në rrezik për shkak të mungesës së kuorumit, gjë që më lejon të vlerësoj kriterin e dytë dhe të tretë. Reputacioni i Gjykatës është thelbësor, edhe nëse cenohen padrejtësisht të drejtat e mia individuale, më e rëndësishme është siguria e kërkuesit dhe publikut që gjykimi është i drejtë dhe i paanshëm”, argumenton Marsida Xhaferllari.

3

“Duke mbajtur në konsideratë dhjen që çështja e kërkuesit ka me çështjen tjetër kushtetuese, të paraqitur nga ankuesi Sali Berisha për kundërshtimin e vendimmarrjes së gjykatave të juridiksionit të zakonshëm për caktimin e masave të sigurimit ndaj tij, ju lutem konsideroni se deklaroj për të njëjtat shkaqe heqjen dorë edhe prej saj”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme